Profesori nga Amerika “godet” Mustafën, ja si i drejtohet

Aktuale

Profesori nga Amerika “godet” Mustafën, ja si i drejtohet

Nga: M.H Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 17:14
Isa Mustafa

Opinonisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me deklaratën e Mustafës i cili u shpreh që nuk do ta votojë korumin e Osmanit.

Profesori thotë që Mustafa nuk ka të drejtë për këtë ndalesë pasiqë sipas tij ai më nuk është pjesë e LDK-së, përcjell “Bota sot”.

Maxharraj krahason votat e Osmanit dhe partive tjerëve duke u shprehur që ajo ka marrë më shumë vota sesa së bashku të bëhen Hoti, Hoxhaj dhe Limaj.

Në fund profesori I drejtohet Mustafës, je i humbur shoku Isa Musafa. Mbaroi misioni yt në shkatërrimin e LDK-së.

Postimi i plotë

Isë Mustafa, ik,shporru , je i humbur…?!

Dje shoku Isa Mustafa foli diçka jerëm. Ky mjeran hala është nën kllapinë e humbjës katastrofale të LDK-së.

Ky krroçani i LDK-së paska folë një fjalë të “madhe”se nuk i’a bënë korumin Vjosa Osmanit për president.

Po ky hala nuk po e ditka se që nga 14 shkurti 2021 ky nuk ka legjitimitet në LDK ai aty tani është vetem një figurë e papërfillshme.

Hala po shtyhet me Vjosa Osmanin të cilën e përjashtoi nga LDK me servilet e tij, për shkak jo se Vjosa gaboi, Vjosa nuk gaboi fare, Vjosa i mbrojti qëndrimet e partisë dhe të elektoratit,të cilat këto qëndrime dhe parime i shkele vetë ti Isa Mustafa me klanin dhe servilet tu.

Se kush ishte fajtori nuk ka nevojë me kallxu si papagalli Isa Mustafa, këtë e tregoi populli, foli vet populli, votuesi.

Votuesi Vjosës i’a dha 250.000 vota,kurse partisë që t’i e udhëheqë vetëm rreth 100.000, pra Vjosa mori 2,5 herë më shumë vota se ti shoku Isa Mustafa,ose Vjosa i mori 30.000 vota më shumë se sa së bashku Avdullah Hoti(LDK)Enver Hoxhaj(PDK),Ramush Hrajdinaj(AAK) dhe Fatmir Limaj(NISMA).

Kjo është katastrofa më e madhe të cilën ti I’a shkaktove LDK-së që nga themelimi i saj.

Prandaj edhe nuk ke legjitimitet të flasin në emër të LDK-së. Dhe se nuk është punë e jotja, afati në LDK të ka skaduar më 14 shkurt 2021.Nuk ke të drejtë të thuash se a do të I’a bënë korumin Vjosës për presidnte apo jo.Kjo më nuk është punë e jotja.

Kjo është punë e deputeteve të LDK ata do të I’a bëjnë korumin Vjosës edhe pa lejen tënde. Isë ata nuk do të të dëgjojnë nuk janë nën patërnatin tënd.

Je i humbur shoku Isa Musafa. Mbaroi misioni yt në shkatërrimin e LDK-së.

Por,nëse të ka mbetë që edhe njëhereë brenda pak kohë vendi të shkojë përsëri në zgjedhje fortë mirë e dinë se çka e gjenë LDK, nga 13% do të bie nën 5%. Dhe mbyllet misioni i saj historik shkaku i një antirugovisti, shkaku i një te pabesi, rrenci, mashtruesi,etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat