E përjetoi në lëkurën e vet, ky është reagimi i Arbana Xharrës pas sulmit ndaj gazetarit Duriqi

Aktuale

E përjetoi në lëkurën e vet, ky është reagimi i Arbana Xharrës pas sulmit ndaj gazetarit Duriqi

Nga: A.Zh Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 18:21
Arbana Xharra

Gazetarja Arbana Xharra, ka thënë se është tmerruar nga sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi.

Ajo ka fajësuar shtetin që ka dështuar në mbrojtjen e gazetarëve.

Sipas Xharrës, është shqetësues se një numër i madh i komentuesve janë pro këtij sulmi, përcjell Bota sot.

Teksa ka kujtuar se një sulm të tillë e kishte përjetuar edhe vet para 4 vitesh, Xharra ka thënë se shoqëria në Kosovë ka devijuar keq.

Postimi i saj i plotë:

Jam e tmerruar me sulmin ndaj kolegut dhe mikut tim Visar Duriqi dhe me paaftësinë e shtetit që për kaq shumë vite, ka dështuar në mbrojtjen e gazetarëve. Për më keq është alarmues disponimi i një numri të madh të komentuesve pro këtij sulmi. Unë e kam përjetuar në lëkuren time tash 4 vjet rrahjen, e që nuk u zbulua asnjëherë. Thirrjet e egërsirave për të ndëshkuar në këtë mënyrë gazetarët, tregon se kjo shoqëri ka devijuar keqas. Me Visarin kam punu shumë vjet, është një prej gazetarëve më të guximshëm që ka Kosova. Shërim të shpejt mik, Kosova nuk e meriton guximin dhe përkushtimin tënd!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat