Albin Kurti reagon për rrahjen e Visar Duriqit, ja kënd e fajëson

Aktuale

Albin Kurti reagon për rrahjen e Visar Duriqit, ja kënd e fajëson

Nga: P.R Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 19:30
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe kandidat për kryeministër, Albin Kurti, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit, Visar Duriqi.

Kurti fajtor për këtë e bën Qeverinë, të cilën ai e quan “Qeveri kujdestare”.

“Qeveria kujdestare rekordeve të veta të këqija po u shton edhe atë të problemeve me rendin publik. Rrahja e familjarëve të politikanëve për shkak të qëndrimit të tyre politik, rrahja e gazetarëve për shkak të punës dhe fjalës së tyre, janë fenomene negative që populli i Kosovës nuk i duron”, shkruan Kurti, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, Qeveria e ardhshme e konsideron si mision ruajtjen e demokracisë dhe të lirisë së fjalës, bindjes e veprimtarisë politike, sipas ligjit.

“Ata që mendojnë se mund ta ndalin demokracinë me gangsterizim, le ta dinë se koha e tyre ka perënduar. Njëri-tjetrin mund “ta mundim” vetëm me fakte, me argumente, me logjikë e me mjete demokratike. U bëj thirrje forcave të rendit që me profesionalizëm e angazhim të vënë sa më shpejt para përgjegjësisë dhunuesit. I uroj shërim të shpejtë e rikthim në detyrë gazetarit Visar Duriqi”, shkruan Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat