Zbulohet se çfarë ndodh brenda Vetëvendosjes, këtë problem e ka Albin Kurti

Aktuale

Zbulohet se çfarë ndodh brenda Vetëvendosjes, këtë problem e ka Albin Kurti

Nga: A.M. Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 19:54
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë në vend, kjo u dëshmua pas rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Kjo parti shpeshherë është kritikuar nga kundërshtarët politikë.

Ka nga ata të cilët e akuzojnë liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin se nuk lejon mendim ndryshe në Lëvizje.

Për këtë, kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Liri Loshi, i ka dhënë përgjigje kësaj çështje.

Ai ka thënë se Kurti nuk e ka problem mendimin ndryshe.

Loshi në postimin në Facebook, ka treguar se çfarë ka problem Kurti.

Postimi i plotë:

E di që jeni shumë kureshtarë me e ditë raportet e brendshme në Vetëvendosje. Sa e kam kuptuar unë lideri ynë, Albin Kurti, nuk e ka problem mendimin ndryshe që vjen nga një njeri që mendon me kokë të vet. E ka shumë problem mendimin që pretendon të jetë i lirë, por është i shitur. E kush nuk do ta kishte problem një mendim të tillë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat