PDK-ja kushtëzon pjesëmarrjen në zgjedhjen e presidentit

Aktuale

PDK-ja kushtëzon pjesëmarrjen në zgjedhjen e presidentit

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 21:44
Albin Kurti, Enver Hoxhaj; foto ilustrim nga "Bota sot"

Ushtruesi i detyrës së kreut të PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili në zgjedhjet e fundit, ishte edhe kandidat për kryeministër, po thotë se subjekti i tij nuk ka votë blanko për presidentin.

"Nuk ka votë blanko për presidentin nëse nuk na fton Kurti në takim për të zgjedhur kandidat konsenusal", tha Hoxhaj.

Ai deklaroi se e kanë marrë me shumë seriozitet rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, dhe atë si mesazh të qartë të qytetarëve, ndaj do të rikthehen me reforma.

"Rezultatin e zgjedhjeve ne e kemi marrë shumë seriozisht si parti politike dhe këtë rënien në votë, e kemi marrë si mesazh shumë të qartë të qytetarëve”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat