Haxhi Avdyli zbulon emrin, ja kush do ta pasojë Vjosa Osmanin në parti nëse bëhet presidente

Aktuale

Haxhi Avdyli zbulon emrin, ja kush do ta pasojë Vjosa Osmanin në parti nëse bëhet presidente

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 00:13
Haxhi Avdyli dhe Vjosa Osmani, Lista Guxo

Anëtari i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka treguar se kush do të jetë zëvendësim i Vjosa Osmanit në krye të partisë nëse kjo e fundit bëhet presidente.

Lista Guxo ka garuar në këto zgjedhje në listën e VV-së, ndërkohë që Vjosa Osmani ka qenë numër 2 dhe kandidate për presidente.

Për t'u zgjedhur presidente duhet që të jenë të pranishëm 2/3-at e Kuvendit dhe nuk është sigurt nëse kjo gjë do të ndodhë, pasi sipas rezultateve preliminare VV ka rreth 47% të votave.

Në rast se zgjedhet presidente, Osmani duhet të japë dorëheqje nga të gjitha pozitat partiake pasi që ndryshe do të bënte shkelje të Kushtetutës.

Avdyli ka thënë se zëvendësuese e saj në këtë subjekt do të ishte Donika Gërvalla.

Po ashtu, Avdyli ka thënë se nuk do të kthehet asnjëherë në LDK. Njëjtë ka deklaruar më herët edhe Vjosa Osmani, e cila tha se votat e popullit i kanë trasuar rrugën që ajo të jetë presidente.

Avdyli, Osmani dhe Faton Peci u larguan nga LDK dhe krijuan një nismë të tyre qytetare.

LDK, ndërkohë pësoi rezultatin më të keq në histori ku fituan vetëm 13% të votave. Në këtë subjekt janë paralajmëruar zgjedhjet e reja për kryetar të partisë që do të mbahen më 14 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat