Ndërron jetë Fatime Haxhidema, njëra nga të plagosurat në shpërthimin në Ferizaj

Aktuale

Ndërron jetë Fatime Haxhidema, njëra nga të plagosurat në shpërthimin në Ferizaj

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 11:50
Fatime Haxhidema

Ka ndërruar jetë njëra nga të lënduarat në shpërthimin në  Ferizaj, Fatime Haxhidema që ndodhi muajin e kaluar.

20 vjeçarja më 7 janar ishte nisur për tu trajtuar në Turqi, por që nga plagët e marra nuk arriti t’ia dal.

Ndryshe, si pasojë e këtij shpërthimi kanë mbetur të lënduar 44 persona që ishin brenda lokalit, mesin e të cilëve klientë e punonjës.

Në bazë të hetimeve preliminare të zhvilluara nga organet e ndjekjes dhe hetuesisë del se shkaktar i këtij shpërthimi ishte bombola 25 litërshe e krisur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat