Faton Peci bëhet deputet – ja çfarë deklaron pasi mori votat nga qytetarët

Aktuale

Faton Peci bëhet deputet – ja çfarë deklaron pasi mori votat nga qytetarët

Nga: N.Sh. Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 12:38
Faton Peci

Kandidati për deputet nga lista e Vjosa Osmanit, Faton Peci, ka marrë votat e mjaftushme që të bëhet deputet i Kosovës.

Ai ka falënderuar qytetarët të cilët e votuan që të jetë pjesë e legjislaturës së VIII të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebok, Peci thotë se do të përfaqësojë secilën votë që ia kanë dhënë qytetarët.

“Siç kam qenë konsistent në veprimtarinë time politike të deritashme, do të jem edhe më tej, duke pasur kurajon që me secilin prej jush të takohem sërish, gjithnjë duke e kultivuar këtë relacion me besimin se do të më mbani për fjale përgjatë mandatit tim”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Teksa numërimi i votave ka arritur nga fundi, rezultati aktual tregon se kam grumbulluar vota mjaftueshëm që të jem pjesë e legjislaturës së VIII të Kuvendit të Kosovës.

Përulem para secilës votë tuaj dhe ju siguroj se besimin që ma keni dhënë do t`ua kthej në angazhim për të mirën e secilit prej jush, për të mirën tonë të përgjithshme.

Është nder i imi që ta përfaqësojë secilën votë që ma keni dhënë. Siç kam qenë konsistent në veprimtarinë time politike të deritashme, do të jem edhe më tej, duke pasur kurajon që me secilin prej jush të takohem sërish, gjithnjë duke e kultivuar këtë relacion me besimin se do të më mbani për fjale përgjatë mandatit tim.

Do të jem në dispozicionin tuaj edhe më tej, për t`u dëgjuar, për t`i pranuar ankesat, sugjerimet apo vërejtjet.

Ky rezultat bindës për koalicionin dhe për mua personalisht është vlerësim për mundin dhe përpjekjen shumë vjeçare për reformë e ndryshim.

Faleminderit për besimin e dhënë! Na priftë e mbara në përpjekjen që ndryshimin e 14 shkurtit me votë ta bëjmë realitet me qeverisje!

Ju çmoj sa s'thuhet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat