Shtrëngimi i masave, reagon Mushkolaj: Bravo Qeveria, vaksinat askund

Aktuale

Shtrëngimi i masave, reagon Mushkolaj: Bravo Qeveria, vaksinat askund

Nga: G.B Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 13:17
Imer Mushkolaj

Rastet me Covid në Kosovë janë rritur.

Kjo si rezultat i fushatës zgjedhore që patëm, ku partitë mbajtën tubime vazhdimisht, duke harruar gjendjen pandemike.

Ndërsa tani, për shkak të rritjes së rasteve, IKSHPK ka kërkuar nga qeveria që të shtrëngojë masat anti-Covid, përcjell Bota sot.

Pas kësaj ka reaguar analisti politik, Imer Mushkolaj, i cili ka thënë se pasi e mundësuan përhapjen e virusit përmes tubimeve, tani duan që t’i shtrëngojnë masat.

Postimi i tij i plotë:

Masi e mundësuan përhapjen e virusit duke leju e mos kontrollu tubimet zgjedhore, tash po thonë që duhet me i shtërngu masat. Ndërkohë vaksinat kërkah. Bravo qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat