Kërkoi kufizim të tubimeve, Hotit ia përkujtojnë se LDK i ka borxh 10 mijë euro për shkeljet gjatë fushatës

Aktuale

Kërkoi kufizim të tubimeve, Hotit ia përkujtojnë se LDK i ka borxh 10 mijë euro për shkeljet gjatë fushatës

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 15:19
Avdullah Hoti

Drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ia ka kujtuar kryeministrit në largim, Avdullah Hoti, se partia e tij ia ka 10 mijë euro borxh komunës për shkeljet e masave që ka bërë gjatë fushatës.

Kjo pasi Hoti sot pas takimit që pati me akterë të shëndetësisë, porositit që masat të zbatohen në përpikmëri, e sidomos ato që kanë të bëjnë me tubimet e njerëzve

Tahiri ia ka kujtuar Hotit se disa nga gjobat janë proceduar për përmbarim.

Postimi i plotë në Facebook i Adonis Tahirit:

Po a?

Mirë që na e kujtove: 10,000 euro borxh ia keni Komunës së Prishtinës partia juaj, për shkeljet në fjalë (lexo paragrafin tënd të dytë).

Ps. Disa janë proceduar për përmbarim, tjera më mirë e më lirë paguani me kohë… 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat