Kurti takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, diskutojnë për zgjedhjet në vend dhe situatën pandemike, COVID-19

Aktuale

Kurti takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, diskutojnë për zgjedhjet në vend dhe situatën pandemike, COVID-19

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 15:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger sot ka takuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku biseduan për zgjedhjet në vend, situatën pandemike si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit austriakë për Kosovën.

Kështu bëri të ditur ambasada e Austrisë në Kosovë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ku shkruan po ashtu se ambasadori Weidinger ka uruar Kurtin për mandatin që ia kanë dhënë votuesit e tij në zgjedhjet e fundit.

“Më 26 shkurt 2021, ambasadori Christoph Weidinger pati një shkëmbim shumë të frytshëm dhe në thellësi të pikëpamjeve me kryetarin e #Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Temat e mbuluara përfshinë situatën pas zgjedhjeve, #COVID si dhe përkrahjen e gjatë, vazhduese dhe të fuqishme të Austrisë për Kosovën dhe popullin e saj. Ambasadori Weidinger ka uruar gjithashtu  Kurti për mandatin e qartë të dhënë nga votuesit e Kosovës”, kanë shkruar në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat