Ish-anëtari i Vetëvendosjes “kapet” me Armend Mujën

Aktuale

Ish-anëtari i Vetëvendosjes “kapet” me Armend Mujën

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 18:46
Armend Muja

Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kur Armend Muja bënte kallëzim penal kundër kësaj partie dhe e krahasonte me Listën Serbe, atëkohë, Astrit Dehari protestonte dhe ishte burgosur padrejtësisht.

Shkodran Hoti, ka shkruar në Facebook se pikërisht atëkohë, Dehari edhe u gjet i vdekur në qeli të burgut.

Tutje ai ka thënë se Muja nuk duhet të vazhdojë të përdorë emrin e Astrit Deharit.

Në vitin 2016, Armend Muja, kishte deklaruar se do të skanojë statuet politike të Listës Serbe dhe të VV’së, ku edhe kishte thënë se do të bënte kallëzim penal ndaj Aleksander Vulin e Driton Çaushit, me pretendimin për nxitje të urrejtjes në shoqëri.

Ja postimi i tij:

Zoti Muja,

Në vitin 2016 kur ti planifikoje kallëzim penal ndaj zyrtarëve të VV'së dhe e krahasoje atë me Listën Sepska, Astrit Dehari ka qenë duke protestuar, është burgosur padrejtësisht dhe është gjetur i vdekur në qeli të burgut.

Mirë që ke aderu në VV. Mirë edhe që do bëhesh deputet. Veç, aman mos e keqpërdor emrin e tij!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat