Avdullah Hoti publikon foton me të, a është ky kryetari i ri i LDK-së?

Aktuale

Avdullah Hoti publikon foton me të, a është ky kryetari i ri i LDK-së?

Nga: P.R Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 19:48
Avdullah Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës më 14 mars pritet ta mbajë Kuvendin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partie.

Këtë e ka bërë të ditur zyrtari i LDK-së, Arban Abrashi.

”Një datë është diskutuar sot si datë orientuese është diku data e 14 marsit kur parashihet të mbahet Kuvendi për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së. Prandaj ne kemi filluar përgatitjet për një mbarëvajtje të mirë për datën 14 mars. Ne do të kemi një takim në ditët në vijim edhe me kryetarët e degëve”, u shpreh Abrashi ditë më parë pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

E tashmë publikisht kandidaturen për kryetar e ka shpallur Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Anton Quni.

“Jam kandidat për kryetar të LDK’së. Janë shumë arsye e faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehë mosbesim ndaj LDK’së. Ata që kanë dalë në VV, brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre. Jam i vetmi që jam deklaruar që nga momenti kur Isa Mustafa është larguar nga përgjegjësitë, të gjithë anëtarët e Kryesisë që në Kuvendin e radhës unë do të jem kandidat për kryetar të LDK’së”, ka deklaruar ditë më parë Anton Quni.

Por kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka postuar një fotografi në facebook, ku shihet me Kujtim Shalën, një nga emrat e lakuar për kryetar të LDK-së.

“Mirëmbrëma të gjithë anëtarëve të LIDHJES”, ka shkruar Hoti, duke shtuar edhe më shumë dyshimet, se Kujtim Shala do të jetë kryetari i ri i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat