Blerim Latifi publikon një fotografi të rrallë të Demaçit derisa ky i fundit konfrontohej me policinë serbe

Aktuale

Blerim Latifi publikon një fotografi të rrallë të Demaçit derisa ky i fundit konfrontohej me policinë serbe

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 20:09
Adem Demaçi

Profesori universitar i Filozofisë, Blerim Latifi ka shpërndarë një fotografi të Adem Demaçit derisa konfrontohej me policinë serbe.

Latifi ia ka bashkangjitur edhe disa fjalë fotografisë, duke thënë se Demaçi ishte në mesin e atyre që nuk dinin as të frikësoheshin e as nuk bliheshin dot

“Regjimet shtypëse rëndom i përdorin dy metoda për t’i thyer disidentët: korruptimin ose frikësimin. Demaçi ishte në mesin e atyre që nuk dinin as të frikësoheshin e as nuk bliheshin dot. Ai e dinte se ideja e lirisë mbahet gjallë veç duke mposhtur frikën nga vdekja. Kjo fotografi e tregon gjithë shpirtin e tij”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Kjo fotografi u shpërnda edhe nga ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, e cila tha se kjo është pa dyshim një nga fotografitë më ikonike të Adem Demaçit.

Kujtojmë se sot është 85-vjetori i lindjes së veprimtarit Adem Demaçi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat