Dardan Sejdiu mbetet pa koment

Aktuale

Dardan Sejdiu mbetet pa koment

Nga: A.Zh Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 21:27
Dardan Sejdiu

Ish-deputeti i PSD-së Dardan Sejdiu, ka mbetur pa koment nga të dhënat për vaksinat kundër Covid-19 në Ballkanin Perëndimor.

Derisa vendet në rajon, kanë nisur vaksinimin kundër Koronavirusit, Kosova nuk ka siguruar ende asnjë vaksinë kundër pandemisë, përcjell Bota sot.

Në rajon, Serbia prin me numrin e vaksinave me rreth 2 milionë, pas saj renditet Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

“Pa koment”, ka shkruar Sejdiu në një postim në Facebook.

U. d. së presidentes Vjosa Osmani, ka konfirmuar mbrëmë se vaksinat e para kundër Covid-19 Kosova do t’i marrë në javën e parë të muajit mars./BS

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat