Ekonomisti Mustafa: Sfida kryesore e qeverisë së re do të jetë përballja me pasojat e pandemisë

Aktuale

Ekonomisti Mustafa: Sfida kryesore e qeverisë së re do të jetë përballja me pasojat e pandemisë

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 22:18
Ekonomisti Mustafa

Profesori i ekonomisë Muhamet Mustafa, ka thënë se sfida kryesore e qeverisë së re do të jetë përballja me pandeminë dhe tejkalimi i problemeve ekonomike që i ka sjellë ajo.

Në episodin e parë “7 ditë me Panxhën” ai ka theksuar se mënyra më e mirë për luftimin e informalitetit është zvogëlimi administrativ.

“Sfida kryesore  e qeverisë së re do të jetë përballja me pandeminë dhe tejkalimi i problemeve që i ka sjellë pandemia për sistemin publik shëndetësor, por sidomos në rënien e aktivitetit ekonomik”.

“Po besohet se është një rënie prej 6 për-qind, por ka sektor që janë goditur më shumë”.

“Për shkak të probleme që ka pasur mosfunksionimi i institucioneve, shumë çështje kanë mbetur të pa adresuara me kohë”.

“Mënyra më e mirë për luftimin e informalitetit është zvogëlimi administrativ, taksat e përballueshme dhe një administratë e përgjegjshme tatimore”.

I pyetur se a duhet të zbatohet ligji i prokurimit publik, ai ka thënë se duhet të ndihmohen firmat vendore nga ana e qeverisë.

“Sigurisht se në konsumin publik, ndoshta 1 miliard prej buxhetit të Kosovës kishin mund 60 për-qind të shkojnë te firmat vendore. Kështu që unë vetëm mundem ta përshëndes këtë dhe të kërkoj që të zbatohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat