Fotoja e Hotit me Kujtim Shalën nxit reagime të ashpra nga kampi i Lutfi Hazirit: Marre...

Aktuale

Fotoja e Hotit me Kujtim Shalën nxit reagime të ashpra nga kampi i Lutfi Hazirit: Marre...

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 22:29
Lutfi Haziri dhe Avdullah Hoti

Pas publikimit të një fotografie me Kujtim Shalën në llogarinë e tij në Facebook, Avdullah Hoti po shihet që haptas po i jep mbështetje Shalës për ta marrë drejtimin e LDK-së pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit të partisë.

“Mirëmbrëma të gjithë anëtarëve të LIDHJES”, është mbishkrimin që Hoti i ka vënë fotos me Kujtim Shalën.

E një postim i tillë i Hoti ka ngjallur jo pak reagime. Reagimet kryesisht po vijnë nga taborri i Lutfi Hazirit, kandidatit më potencial për t’u bërë kryetar i LDK-së.

Është Burim Elezi, drejtor në Komunën e Gjilanit që udhëhiqet nga Haziri, i cili i ka reaguar ashër Hotit.

“E ka pru Lidhjen ne 10% edhe del e na thote mirembrema. Dullo, marre duhet me t’ardhe. Unë edhe e di pse po e ban keta, ama Jo, Jo edhe Jo Dullo kurre Ti e soji Yt kryetar te LDK-se skeni me mujt me u bë. Marre t’koft per kete status. Marre, marre, marre!”, ka shkruar ai.

E ky postim i Elezit është përlqyer edhe nga Florian Dushi, kandidat për deputet nga LDK-ja dhe aktualisht zëvendësministër në detyrë i Drejtësisë.

Image

Edhe Ibrahim Ademi, i afërt me Lutfi Hazirin dhe zyrtar për media në Komunën e Gjilanit, ka reaguar.

“Pak komike kur ia shef ambicjen për kryetar të LDK’së njeriut që krejt çka ka ba në jetën e tij asht që ia ka mësu studentave kundrinorin e drejtë dhe kundrinorin e zhdrejtë”, ka shkruar Ademi.

Kryesia e LDK-së ka vendosur që Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor ku do të votohet për kryetarin e ri, të mbahet më 14 mars.

Deri më tash kandidatë të deklaruar dhe të përfolur për kryetar të LDK-së janë: Lutfi Haziri, Anton Quni, Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala dhe Melihate Tërmkolli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat