Krasniqi: LDK e ka humbur frymën që nga vitet e 90-ta, goditjen më të fortë e mori në kohën e largimit të Nexhat Dacit

Aktuale

Krasniqi: LDK e ka humbur frymën që nga vitet e 90-ta, goditjen më të fortë e mori në kohën e largimit të Nexhat Dacit

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 22:35
Milazim Krasniqi

Kriza e LDK-së për njërin nga themeluesit e kësaj partie, Milazim Krasniqi, ka nisur shumë kohë më parë.

Krasniqi pretendon se LDK-ja ka humbur frymën që nga vitet e 90-ta, derisa goditjen me të fortë pohon se e ka marrë në kohën e largimit të Nexhat Dacit.

“Kriza e LDK-së ka një histori shumë të gjatë, e para në vitet e 90-ta, LDK-ja filloi ta humbte frymën dhe ngjarjet eskaluan në linien e luftës. LDK pati një ngecije ashtu që ngjarjet ndodhen, pa LDK-në. Pas luftës, pati një tentativë, që të bëhet një analizë për politikate dështuara të asaj përiudhe por nuk pati vullnet. Në vend se të bënte reforma, u mbyll, u mjaftonte të konsumohej autoriteti i Rugovës, që përmes tij të ndaheshin postët, të ndashehsin privilegjet. Pas vdekjes së Rugovës, kriza eskaloj në një fraksionim që ndodhi me Dacin dhe grupin e tij, ajo ia dha një goditje shumë të madhe, sepse në vend që të bëheshin reformat nuk ndodhi ajo”, ka thënë ai.

“LDK humbi frymën dhe më kurrë nuk ka fituar zgjedhjet. Pastaj, në mënyrë të panatyrshme erdhi në krye të LDK-së një person që s’kishte lidhje me LDK-në, sic është Isa Mustafa. Ai kurrë nuk ka qenë anëtar i LDK-së. Ai instaloj metodat e tij të veprimit, me anën e ekskomunikimit, me anën e dhënies së privilegjeve, në atë mënyrë përjashtoj një numër të madh të vperimtarëve dhe i perviligjoj disa figura që nuk ishin të dashura për anëtarësinë dhe kjo kulmoj me Vjosa Osmanin, duke e përjashtuar nga kryesia e partisë dhe fatura në fund të ditës ju vie, si pijanecëve në fund të ndejs e rënduar për abuzimet që ka bërë ashtu i vije edhe një partie që nuk është e ndishme ndaj ndryshimeve gjeopolitike ndër këto vite”, është shprehur Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat