Rugova: Kur e zhgënjen elektoratin e paguan faturën, LDK e ka mposhtur LDK-në

Aktuale

Rugova: Kur e zhgënjen elektoratin e paguan faturën, LDK e ka mposhtur LDK-në

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 22:43
Naser Rugova

Anëtari i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është shkatërruar në zgjedhjet e fundit, duke shtuar se kjo parti është dëmtuar nga udhëheqësit aktualë.

Rugova është shprehur se LDK ka zhgënjyer elektoratin për të disatën herë.

“Thënë të drejtën kanë rënë ndesh me elektoratin. Një herë e dy herë, e tre herë kur e zhgënjen elektoratin e paguan faturën, prandaj në këto zgjedhje LDK-ja e ka mujtur LDK-në. 

LDK-ja nuk është shkatruar por është dëmtuar falë timonierit të papërgjegjshëm për disa vitet e fundit. 

Gabimi tjetër strategjik ka qenë anashkalimi i mërgatës tonë, mos të harrojmë LDK-ja Kosova dhe Mërgata ishte një trinom si mishi, ashti dhe arteriet që i furnizojnë me gjakë, e kanë anashkaluar në mënyrën më të papërgjegjshme po e gjej termin me të butë, mërgatën tonë.

E kane zhgënjyer dhe kanë luajtur me ndjenjat dhe emocionet e mërgatës që shpirtrisht janë me LDK-në. 

Çdo involvim i një grupi që publiku e din kush janë atë, 5-6 veta në futjen e duarve në procesin e ri elektoral, frigoj se do ta zbeh edhe më shumë forcimin e LDK-së”, është shprehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat