Publikohen pamjet / A mund të jetë kjo arsyeja e rrahjes së Visar Duriqit? Përmendet Xhavit Haliti, vrasjet politike dhe fondet e luftës

Aktuale

Publikohen pamjet / A mund të jetë kjo arsyeja e rrahjes së Visar Duriqit? Përmendet Xhavit Haliti, vrasjet politike dhe fondet e luftës

Nga: N. H Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 11:20
Visar Duriqi

Gazetari Visar Duriqi, ditë më parë është sulmuar fizikisht nga tre persona.

Duriqi nga kjo rrahje ka pësuar thyerje të hundës dhe dhëmbëve, teksa shihet që është tërësisht i gjakosur.

Rastin për sulmin ndaj Duriqit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka thënë se dyshohet se tre persona të maskuar kanë sulmuar me grushte viktimën në hyrje të banesës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

E, se cila ishte arsyeja e këtij sulmi edhe me tej asgjë nuk është e konfirmuar.

Mirëpo, tashmë në rrjetet sociale janë duke qarkulluar video, sipas të cilave japin drejtime se cilat mund të jenë shkaqet e këtij sulmi.

Faqet në Facebook, janë duke e shpërndarë një video të realizuar nga faqja “Diaspora me Albinin”, ku sipas tyre, avullimi i mjeteve të luftës, vrasjet politike dhe përmendja e Xhavit Halitit, edhe mund të jenë arsyet e sulmit ndaj gazetarit Duriqi.

Duriqi kishte realizuar hulumtime lidhur me fondin “3 për qind” dhe “Vendlindja Thërret”, e ku ky i fundit kishte drejtuar gishtin tek Xhavit Haliti dhe klani i këtij të fundit, se janë përgjegjës për të gjitha këto.

Në vazhdim mund ta shikoni videon që po qarkullon në rrjetet sociale:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat