Kosova ende pa targa

Aktuale

Kosova ende pa targa

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 15:04
Ilustrim

Edhe përkundër se është dashur që nga kjo javë të nis pajisja me targa për automjeteve nga qendrat e regjistrimit të automjeteve, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi që ato nuk kanë mbërritur akoma nga kontraktuesi.

Janë bërë rreth tre muaj që kur kishte nisë  të ndihej mungesa e targave dhe në vend të tyre po lëshohen  ato prej letre.

Burimet tregojnë se në bazë të marrëveshjes së nënshkuar me 2 shkurt është dashur që tashmë kontigjeni i parë prej 10 mijë targave të arrinte, por nuk dihet asgjë rreth vonesave.

Furnizuesi kishte nënshkruar kontratën për furnizim me 3 shkurt apo një ditë pasi atë e kanë nëshkruar autoriteti kontraktues, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjecnia e Regjistrimit Civil.

Burimet tregojnë se sipas kontratës së nënshkruar për furnizim  me targa, kontigjenti i parë prej 10 mijë copë targash, është dashur brenda 20 ditë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Sipas kontratës thuhet se Ministria e Punëve të Brendshme dhe grupi i operatorëve  ekonomik G.S.G SHpk, KIG d.d dhe KIG KGA.doo janë pajtuar  të lidhin një kontratë për furnizimin  me targa për regjistrimin e automjeteve.

Kontrata ka hyrë në fuqi me 4 shkurt me rastin e nënshkrimit dhe përfundon për 36 muaj. 

Në bazë të kontratës apo kushtet e dërgesës do të dorëzohen, 10 mijë palë makisimumi për 20 ditë, kurse pjesa tjetër deri 20 mijë maksimumi për 30 ditë dhe pastaj sipas porosive tek furnizuesi.

Nëdërsa për targa diplomatike dhe zyrtare munden me qenë një sai më e vogël dhe se afati nuk mundet me qenë më i gjatë se pesë ditë nga ana e lëshimit të urdhër blerjes nga autoriteti kontraktues. 

Kontarata kapë vlerën e 1 milionë e 447 mijë e 714 euro.

Derisa media nuk ka mundur të marri asnjë informacion zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme e as nga Agjecnia e Regjistrimit Civil për të ditur arsyet e mos ardhjes së 10 mijë palë targash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat