Ramabaja: Qerim Kelmendin e vranë shërbimet e huaja, njëjtë sikurse Konushevcin!

Aktuale

Ramabaja: Qerim Kelmendin e vranë shërbimet e huaja, njëjtë sikurse Konushevcin!

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 15:20
Kelmendi dhe Konushevci

Ish-asamblisti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Sadri Ramabaja ka drejtuar gishtin tek shërbimet e huaja rreth vrasjes së Qerim Kelmendit. Këto deklarata ai i dha me rastin e njëvjetorit të vrasjes së ish-pjesëtarit të UÇK-së.

Sipas tij, skenari për vrasjen e Kelmendit ishte i njëjtë sikurse ndaj Ilir Konushevcit.

“As Ilir nuk është vrarë nga plumbat e Serbisë. Por shërbimi sekret serb mund të ishte skenaristi i këtyre vrasjeve. Do të hidhet dritë mbi atë vepër që bën para një viti.

Por ngjashëm, sikurse u vra Ilir Konushevci edhe Qerim Kelmendi kishte mbi shpinën e tij një gamë të gjerë të shërbimeve të huaja”, ka deklaruar ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat