Pas Boiken Abazit, LVV synon që të ketë edhe një kandidat për deputet në zgjedhjet e Shqipërisë

Aktuale

Pas Boiken Abazit, LVV synon që të ketë edhe një kandidat për deputet në zgjedhjet e Shqipërisë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 15:40
Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Shqipëri

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Shqipëri, synon që të ketë një kandidat për deputet në Qarkun e Gjirokastrës.

Liderët e LVV-së në Shqipëri janë nisur drejt Gjirokastrës për të siguruar nënshkrimet e nevojshme për arkitektin e njohur, Kreshnik Merxhani që të kandidoj për deputet.

Përveç nga Shqipëria, për të përkrahur kandidaturën e Merxhanit erdhën edhe Elvis Hoxha e Arbër Zaimi nga Prishtina.

Gjatë ditës së djeshme u zyrtarizua kandidatura e Boiken Abazit për deputet në Qarkun e Tiranës.

Ja shkrimi i tij:

Në drejtim të Gjirokastrës, në buzë të Vjosës, me flamurin mbi krye, në mbështetje të kandidatit për deputet, arkitektit Kreshnik Merxhani.

5 jemi në rrugë. Të tjerë aktivistë na presin atje. Të tjerë aktivistë do të vijnë pas nesh.

Në foto jemi pesë aktivistë, me origjinë nga pesë qytete të ndryshme të Shqipërisë. Nga Prishtina, Leskoviku, Delvina, Skrapari, Gjirokastra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat