Letra e Erdoganit për Kurtin, reagon kandidatja e LDK-së: Askush nuk ka të drejtë të ...

Aktuale

Letra e Erdoganit për Kurtin, reagon kandidatja e LDK-së: Askush nuk ka të drejtë të ...

Nga: A.Zh Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 21:09
Erdogan, Albin Kurti

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës Alma Lama, ka reaguar pas letrës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, dërguar liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Lama ka thënë se letra e Erdoganit në lidhje me hapjen e ambasadës së Kosovës në Izrael, duhet të merret si qëndrim i Turqisë në lidhje me këtë çështje, por jo si ndonjë detyrim.

Sipas saj, askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në vendimet e Kosovës si shtet sovran.

Lama ka theksuar se partneri kryesor i Kosovës është SHBA-ja dhe duhet të ketë koordinim me të në raport me Izraelin, përcjell Bota sot.

Reagimi i Lamës në Facebook:

Politika e jashtme e Kosovës duhet të bazohet në interesat e saj dhe ruajtjen e raporteve me partnerët strategjikë, në radhë të parë SHBA-në.

Letra e presidentit turk në lidhje me hapjen e ambasadës në Izrael, duhet të merret si qëndrim i Turqisë në lidhje me këtë çështje, por jo si ndonjë detyrim, pasi askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në vendimet tona si shtet sovran.

Turqia ka raporte të mira me Rusinë e Putinit, po kështu edhe me Serbinë, gjë që as politikës së jashtme dhe interesave të Kosovës nuk i përshtatet, por pavarësisht, ne kemi raporte të mira dypalëshe me Turqinë.

Partneri jonë kryesor është SHBA dhe ne duhet të koordinohemi me ta, në raport me Izraelin.

Dhe asnjëherë të mos harrojmë rolin e hebrenjve në çlirimin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat