Mbi 1 mijë e 500 të vdekur në Kosovë deri sot prej koronavirusit

Aktuale

Mbi 1 mijë e 500 të vdekur në Kosovë deri sot prej koronavirusit

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 07:10
Ilustrim

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, prej marsit kur ka shpërthyer pandemia e deri sot, kanë vdekur 1 mijë e 595 persona nga koronavirusi.

Sipas institutit, numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë është 68 mijë e 777.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 59 mijë e 643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7 mijë e 539. 

Vetëm brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Malishevë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (59 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat