Latifi: Nëse Kurti gjykon si shqiptar, shkon në Jerusalem për inaugurimin e Ambasadës së Kosovës

Aktuale

Latifi: Nëse Kurti gjykon si shqiptar, shkon në Jerusalem për inaugurimin e Ambasadës së Kosovës

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:09
Blerim Latifi

Profesori dhe analisti politik, Blerim Latifi e ka komentuar ftesën e kryeministrit izraelit, Benyamin Netanyahu dërguar Albin Kurtit, që ky i fundit të marrë pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Ai ka thënë se nëse Kurti gjykon si shqiptar, duhet të shkojë në Jerusalem në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës.

“Nëse gjykon si internacionalist socialist, nuk shkon! Nëse gjykon si islamist, prapë nuk shkon! Koha për të vendosur midis Aleancës me Amerikën dhe Aleancës Islamo-Majtiste”, ka shkruar Latifi.

Ai ka thënë se është koha për t’i thënë Erdoganit se marrëdhëniet e sotme midis Kosovës dhe Turqisë nuk mund të formulohen me terminologjinë e Perandorisë Osmane.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në letrën e tij që i ka shkruar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përmendur edhe marrëveshjen e fundit në mes të Kosovës dhe Izraelit dhe gjithashtu vendimin e Prishtinës zyrtare për vendosjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem. Ai ka thënë se do të ishte i lumtur që ta mirëpriste Albin Kurtin në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Por ndryshe nga kryeministri izraelit, presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, ka thënë se mirëpret qëndrimet e partisë që drejton Albin Kurti, se do të shqyrtohet vendimi i Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem.

Erdogani i ka thënë Kurtit se po të shmangej një hap i tillë do të bëhej gjëja e dobishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat