Hoxha: KQZ-ja po kërkon marifete për të zhdukur votat e mërgatës

Aktuale

Hoxha: KQZ-ja po kërkon marifete për të zhdukur votat e mërgatës

Nga: A.Zh Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:54
KQZ

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Elvis Hoxha, ka kritikuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në lidhje me votat e mërgatës.

Ai e ka quajtur “pervers” arsyetimin e KQZ-së se në një zarf gjenden 6 vota, përcjell Bota sot

Hoxha ka akuzuar KQZ-në se po dëshiron të zhduk votën e mërgatës dhe jo të kërkojë zgjidhje që ta shpëtojë atë, përmes mundësisë retroaktive të cerfitikimit te votave.

Postimi i Hoxhës në Facebook:

Një arsyetim pervers i KQZ-së në Kosovë në lidhje me votën e mërgatës: në një zarf gjenden 6 vota. Njëri prej votuesve nuk është certifikuar. Natyrisht që kur anëtarët e tjerë të familjes janë çertifikuar, mundësia më e madhe e gabimit mund të jetë kryer nga ana e KQZ-së.

Por, dhe këtu nis perversiteti, këtë gabim nga ana e vet ky institucion e kthen në armën e saj kundër demokracisë. KQZ-ja thotë se nuk di se cila është vota e anëtarit të pacertifikuar. Kështu që nëse merr vendimin të heq njërën votë, atëherë ka mundësi që të dëmtojë ndonjë subjekt politik nga zgjedhja arbitrare. Dhe ja që e gjen zgjidhjen: në emër të demokracisë ajo i bën të pavlefshme të gjitha votat që janë në zarf. Përdor pra një formulë teknike për të vrarë të drejtën.

KQZ-ja po iu thotë anëtarëve të një familjeje që ata duhet ta kishin përjashtuar anëtarin e pacertifikuar prej familjes. Edhe pak, ajo mund t'i kërkojë familjes që ta përjashtojë krejt nga gjiri i vet këtë anëtar. Ndoshta gjykimi im mund t'iu duket shumë i tepruar. Por, mendoni edhe një herë se sa i tepruar është gjykimi i KQZ-së që për një votë përjashton një grup. Le ta vrasë mendjen dhe të gjejë zgjidhje fantaziste si ajo e telefonit me të cilën konfirmonte aplikimin. E ka mundësinë retroaktive të certifikimit të personit.

Por, duke e njohur KQZ-në e Kosovës, nuk besoj se do të kërkojë zgjidhje se si ta shpëtojë votën e mërgatës. Më shumë do të shpikë marifete që ta zhdukë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat