A do të fillojë sot numërimi i votave me kusht? Flasin nga KQZ-ja

Aktuale

A do të fillojë sot numërimi i votave me kusht? Flasin nga KQZ-ja

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:59
Valmir Elezi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dhënë një përgjigje definitive nëse gjatë ditës së sotme do të mund të fillojë procesin e numërimit të votave me kusht.

“Po punojmë shumë që të dielën të mund të fillojmë me numërimin e rreth 31 mijë e 500 votave me kusht dhe dhe rreth 2 mijë e 800 votave të personave me nevoja të veçanta.

Pastaj, edhe numërimin e votave të cilat kanë ardhur përmes postës”, ka theksuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

I pyetur nëse numërimi mund të nisë sot pasdite ose në orët e mbrëmjes nga ndërrimi i dytë, Elezi ka thënë se nëse do të arrijnë që sot të fillojnë procesin e numërimit do t’i njoftoj mediet me kohë për të qenë prezente në QNR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat