Kurti e Osmani bëjnë homazhe në Likoshan e Qirez

Aktuale

Kurti e Osmani bëjnë homazhe në Likoshan e Qirez

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 12:16
Kurti e Osmani bëjnë homazhe në Likoshan e Qirez

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë bërë homazhe për të rënët në Likoshan e Qirez.

Pas homazheve, ata kanë bërë nga një prononcim të shkurtër para gazetarëve ku kanë kërkuar që të vihet drejtësi për viktimat dhe familjarët e tyre

Në Likoshan dhe Qirez, konkretisht te vendi i quajtur “Te tre lisat”, u zhvilluan luftimet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave kriminale serbe.

Në luftimet e zhvilluara mbetën të vrarë disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat e armikut rrethuan të dy fshatrat ku ekzekutuan 24 civilë të pafajshëm.

Më 28 shkurt 1998, në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, policia serbe në mënyrën më barbare vrau gra, pleq, burra dhe të rinj të paarmatosur, në oborret dhe shtëpitë e tyre, në shenjë hakmarrjeje pas përleshjes me një njësit të UÇK-së te Lisi Gjashtënjak. Viktimat e pafajshme përpos që u vranë, ato edhe u masakruan. Me këtë akt policia dhe ushtria serbe filluan fushatën e akteve masive të vrasjeve, masakrave, gjenocidit, djegies dhe spastrimit etnik për dy vite me radhë (1998 - 1999).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat