Lladrovci bëhet bashkë me Kurtin, Osmanin e Jasharin

Aktuale

Lladrovci bëhet bashkë me Kurtin, Osmanin e Jasharin

Nga: A.Morina Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 12:32
Ramiz Lladrovci, Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Bekim Jashari

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë homazhe për të rënët në Likoshan e Qirez.

Lladrovci këtë homazhe i bëri bashkë me me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin, presidenten në detyrë Vjosa Osmanin dhe ish kryeministrin Albin Kurtin.

Këtë e bëri të ditur, Lladrovci përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Sot, me nderim e përkulje të thellë, së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin, presidenten në detyrë Vjosa Osmanin dhe ish kryeministrin Albin Kurtin, vendosëm lule pranë memorialit kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të Qirezit dhe Likoshanit”, shkruan Lladrovci, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sot, me nderim e përkulje të thellë, së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin, presidenten në detyrë Vjosa Osmanin dhe ish kryeministrin Albin Kurtin, vendosëm lule pranë memorialit kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të Qirezit dhe Likoshanit.

Humbja e forcave serbe te Lisi Gjashtnjak nga njësiti i armatosur i UÇK-së, ishte shkak që i tërboi okupatorët duke u hakmarrë kundër qytetarëve të pafajshëm e të paarmatosur.

Rezistenca e popullit tonë, gjatë decenieve me demonstrata masive dhe grupet e organizuara, në fund të shekullit të shkuar ngritën nivelin e gatishmërisë së ballafaqimit me luftë të armatosur duke themeluar dhe organizuar radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qirezi e Likoshani bëhen vatrat e para ku fytyra e vërtetë e okupatorit do të shfaqej me tërë barbarinë e vet. Këto masakra, bashkuan dhe ngritën bijtë e bijat më të mira të kombit, të përgatiteshin për luftën përfundimtare, deri në çlirimin e Kosovës.

Rruga e lirisë, ishte rrugë e gjatë. Qirezi e Likoshani, me martirët e saj u bënë sinonim për fillimin e lirisë së pandalshme për Kosovën.

Lavdi e përjetshme për dëshmorët dhe martirët e Qirezit dhe Likoshanit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat