Lushtaku: Ata që e udhëheqin sot Kosovën, kanë harruar çka ka ndodhur me këtë vend

Aktuale

Lushtaku: Ata që e udhëheqin sot Kosovën, kanë harruar çka ka ndodhur me këtë vend

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 12:59
Lushtaku duke bërë homazhe

Homazhe në kompleksin e varrezave dëshmoreve të Qirez, ka bërë edhe kryetari i degës së PDK-së, në Skenderaj, Sami Lushtaku. Ai 28 shkurti i vitit 1998, ishte ditë e rënd për Drenicën dhe gjithë Kosovën, pasi u vranë e u masakruan dhjetëra persona.

“Kjo duhet të reflektohet pozitivisht edhe te skena jonë politike e cila sot është më së keqi, që nga paslufta e këndej, kështu që politikanët duhet të vinë shpesh në këto përkujtime dhe të shohin vërtet atë që ka ndodhur në Kosovë, pasi në Prishtinë po harrojnë çka ka ndodhur me vendin e tyre apo ata që e udhëheqin sot Kosovën, kanë harruar çka ka ndodhur me këtë vend“, tha ai.

Më 28 shkurt 1998, në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, policia serbe në mënyrën më barbare vrau gra, pleq, burra dhe të rinj të paarmatosur, në oborret dhe shtëpitë e tyre, në shenjë hakmarrjeje pas përleshjes me një njësit të UÇK-së te Lisi Gjashtënjak.

Viktimat e pafajshme përpos që u vranë, ato edhe u masakruan. Me këtë akt policia dhe ushtria serbe filluan fushatën e akteve masive të vrasjeve, masakrave, gjenocidit, djegies dhe spastrimit etnik për dy vite me radhë (1998 - 1999).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat