A do ta votojë AAK-ja Vjosa Osmanin për presidente? Deklarohen nga ky subjekt politik

Aktuale

A do ta votojë AAK-ja Vjosa Osmanin për presidente? Deklarohen nga ky subjekt politik

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 14:25
Vjosa Osmani

Në marrëveshjen parazgjedhore të arritur mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit janë dakorduar që kjo e fundit të kandidojë për Presidente të vendit.

Por edhe një subjekt tjetër politik po ashtu ka bërë publike kandidaturën e tyre për këtë post.

Disa muaj më parë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zyrtarizoi kandidaturën e Ramush Haradinaj si kandidat për President të Kosovës.

Por a pritet kjo parti të bëjë koorumin dhe ta votojë Vjosa Osmanin për Presidente?

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Bali Muharremaj, ka thënë shkurt, se akoma nuk kanë një qëndrim për këtë çështje.

“Nuk kemi qëndrim akoma, derisa nuk kemi qëndrim nuk mund të deklarohem”, ka thënë Muharremaj.

Vjosa Osmani aktualisht mban postin e UD.së Presidentit pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i Presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat