Mori vetëm 7% të votave, nga Vetëvendosje i kërkojnë këtë gjë Haradinajt

Aktuale

Mori vetëm 7% të votave, nga Vetëvendosje i kërkojnë këtë gjë Haradinajt

Nga: A.Zh Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 14:32
Ramush Haradinaj, Albin Kurti; foto ilustrim nga "Bota sot"

Kandidati për deputet nga Lvëizja Vetëvendosje Liri Loshi, ka kërkuar nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, që të heq dorë nga synimi i tij për t’u bërë president.

Loshi në një postim në Facebook, ka thënë se Haradinaj ka marrë vetëm 7 përqind të votave të qytetarëve, duke mos siguruar votat e nevojshme për këtë post, përcjell Bota sot.

Reagimi i Loshit:

Ramush Haradinaj pas rezultatit të zgjedhjeve, duhet të heq dorë nga synimi tij për t’u bërë president.

Ai ka kërkuar votën e qytetarëve për president dhe këtë votë nuk e ka marrë, apo e ka marrë vetëm 7 për qind të saj.

Këtë përqindje të votës do ta ketë edhe në parlament nëse vazhdon me idenë e të qenit kandidat për president.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat