Albin Kurti ia qëlloi për vjedhjet në subvencione, por a mund të jetë i saktë edhe ky parashikim tjetër i trishtë i tij?

Aktuale

Albin Kurti ia qëlloi për vjedhjet në subvencione, por a mund të jetë i saktë edhe ky parashikim tjetër i trishtë i tij?

Nga: D.RR Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 16:03
Albin Kurti

Në aksionin e kësaj jave që po e lëmë pas, policia e Kosovës arrestoi disa zyrtarë të ministrisë së bujqësisë dhe sekuestroi shuma të majme parash nga korrupsioni i tyre në subvencione nga kjo ministri.

E lidhur me këtë ka reaguar kandidati për deputet nga VV-ja, Liri Loshi, i cili thotë se Albin Kurti ia qëlloi kur tha se "këta vjedhin edhe në subvencionet e fermerëve".

Mirëpo Loshi thotë se Kurti kishte paralajmëruar edhe diçka të trishtë në parlament, kur kishte thënë se "këta vjedhin edhe në varrezat e dëshmorëve".

Loshi thotë se duhet të presim të dëshmohet nga auditimet që do t'u bëhen tenderëve të kaluar.

Potimi i tij i plotë:

Albin Kurti pat thënë: këta vjedhin edhe në subvencionet e fermerëve. Atëherë mund të kemi menduar se konstatimi i tij ishte vetëm një spekulim për t’i goditur kundërshtarët politikë. Kjo më në fund u dëshmua nga aksioni i fundit policor.

Albin Kurti pat rrëfyer diçka edhe më të trishtë në parlament. Ai pat thënë se këta vjedhin edhe në varrezat e deshmorëve. Edhe këtë mund të mos e kemi besuar, por duhet të presim që të dëshmohet nga auditimet që do t’u bëhen tendereve të kaluara.

Të gjitha tenderet e deritashmë, ama bash të gjitha duhet të hetohen. Mund të ketë ndonjë tender ku janë përfshirë edhe eksponentë të Vetëvendosjes. Kjo do të na ndihmojë që ta pastrojmë subjektin tonë politik. Rast ideal!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat