Protagonisti i betejës së Likoshanit, i zhgënjyer me shokët: Historia e vërtetë do të shkruhet me emrin tim

Aktuale

Protagonisti i betejës së Likoshanit, i zhgënjyer me shokët: Historia e vërtetë do të shkruhet me emrin tim

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 21:47
Sabit Geci

Sot janë bërë 23 vjet nga beteja në Likoshan dhe Qirezit, ku pas luftimeve me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, forcave serbe ishin vrarë shumë civil shqiptarë në këto dy fshtra të Drenices.

Atë ditë të 28 shkurtit 1998, mbahet mend edhe një aksion i forcave serbe për ta vrarë Sabit Gecin, i cili kishte shkuar nga Llausha për t’u dalur ndihmë shkokëve që po luftonin me policët dhe ushtarët serbë.

Geci ishte plagosur rëndë nga goditjet që kishte marrë prej helikopterit që e kishte ndejkur dhe qëlluar nga lart veturën në të cilën ndodhej ish eprori i UÇK-së.

Edhe sot, pas 23 vitesh Sabit Geci, ende s’i ka shëruar plagët e asaj beteje por ndodhet në burg për krimet që sic thotë, nuk është në dijeni t’i ketë bërë. Me një dozë të madhe zhgënjimi, Geci ka bërë një postim në facebook, ku ka kritikuar shokët e tij që sic ka thënë e kanë harruar kontributin e tij në këtë betejë por edhe në luftën për cilimin e Kosovës.

“Po ju drejtohem shokeve te luftes dhe po ju them se deri tani nuk e keni thene aspak relitetin por e keni e thene vetem ate qe ju ka konvenuar,por po ju them se kur te shkruhet Historia e vërtetë e luftes, ajo nuk do te shkruhet pa emrin tim”, ka shkruar Geci.

Ky është postimi i plotë i Gecit:

28 shkurti 1998

Per kete periudhe dhe per gjithe historine e luftes se UÇK-se si duket ka ardhur koha e te dihet saktesisht se kush ishte protagonistët e vërtetë të saj.

Unë që mbeta invalid nga beteja e 28 shkurtit, sot me plagët në trup vazhdoj të qëndroj në burg që nga paslufta.

Se cfarë çfare veprash paskam kryer, une nuk jam ne dijeni por me rendesi e dinë serbet dhe bashkepuntoret e tyre “shqiptare” dhe te huaj.

Une Sabit Geci po ju them se hyra ne lufte pa hile dhe pa hak, hyra jo vetem qe te vritem une por edhe gjithe familja.

Sot kur e kujtoj ate kohe habitem me gjithe ate trimeri dhe gjithe ate vullnet qe e kishim ne bashkeluftetaret dhe gjithe populli shqiptar. E çka me habit jashtezakonisht shume eshte paslufta!!! Paslufta e mbushur me plote te bera qe ndoshta nuk do te ma takonte ti benim por kur e mendoj edhe mund te arsytohen sepse ishim te hutuar dhe te traumatizuar per ato qe perjetuam.

Por per mua qe po ne kete dite qe i mbusha plot 23 vite si invalind nuk mund te ju arsytoj juve shokeve te luftes qe kur ishte ne pyetje emrim im ju e shtremberuat historinë.

Nuk e arsytoj as Shoqaten e Veterenve te Luftes qe e kane edhe detyre qe te vendoset se paku nje pllake ne ate shtepi prej nga doli dhe u paraqit per here te pare UÇK- ja ne skene. Në atë shtëpi ku qendruan me vite luftetaret lirise. Por ata i dine arsyet e veta qe per mua jane te parsyeshme sepse herdokurdo kjo shtepi do te vizitohet dhe do te jete turp per ju. Te gjitha keto kisha pas deshire ti thonin shoket e mi, por nuk i mjaftuan 23 vite dhe besoj qe nuk do te ju mjaftojn edhe 23 vite tjera qe ta thojne nje realitet. Andaj po e them qe ne duhet ta themi realitetin e luftes ashti sic ishte sepse ate qe kemi dashur ta marrim e kemi marrur; lirine e Kosoves dhe nuk na duhet asgje me shume. Po ju drejtohem shokeve te luftes dhe po ju them se deri tani nuk e keni thene aspak relitetin por e keni e thene vetem ate qe ju ka konvenuar,por po ju them se kur te shkruhet Historia e vërtetë e luftes, ajo nuk do te shkruhet pa emrin tim.

Kete histori dhe keto kujtime te hidhura dhe ne te njejten kohe nje enderr e relizuar per ne po e ndaj me ju si nje i burgosur, nje invalid qe tani jam i hospitalizuar dhe ne gjendje te rend shendetsore por me nje karakter te pathyeshem me me nje vullnet shume te madh sepse eshte arritur qellim yne, liria e Kosove.

Lavdi per deshmoret dhe repsket per te gjithe ata qe kontrobuat per lirinë e vendit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat