Vdes kryetari i Zagrebit, Ahmeti: Do ta mbajë mend kur më thoshte “Veç për të varfërit puno, veç për të varfërit”

Aktuale

Vdes kryetari i Zagrebit, Ahmeti: Do ta mbajë mend kur më thoshte “Veç për të varfërit puno, veç për të varfërit”

Nga: A.SH Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 22:43
Shpend Ahmeti dhe Milan Bandic

Ka vdekur kryetari i Zagrebit Milan Bandic ka vdekur.

Këtë e bëri të ditur Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka shprehur ngushëllime duke edhe kujtuar disa nga bisedat që kishin bërë së bashku.

Ai ishte mik i madh i shqiptarëve në Kroaci, shkruan Ahmeti.

“Në çdo takim më thoshte, veç për të varfërit puno, vec për të varfërit”

Postimi në Facebook:

Sot, papritmas ka vdekur kryetari i Zagrebit, Milan Bandic. Gati 20 vite kryetar i Zagrebit, Bandic ka qenë mik i madh i Prishtinës e po ashtu edhe mik i imi. Kryetari i parë që më ka vizituar pas marrjes së mandatit. Mik i madh i shqiptarëve në Kroaci.

Ishim në Shkup në vitin 2018 në darkë në Shkup bashkë me kryetarët e Athinës dhe Shkupit. Ishte nata e lojës në mes të Zvicres dhe Serbisë. Bandic ishte dashamir i madh i futbollit që nuk mungonte në asnjë lojë të Dinamos e Kroacisë.

Kërkoi nga unë që gjatë darkës ta shikojmë lojën në tel. Darka përfundoi para golit të Xhakes. Derisa shkuam nëpër vetura, Xhaka shënoi dhe Bandic ishte i gëzuar për mu. Duke hyrë në makinë, më tha “sigurno ce biti 2:1 za Svajvarsku samo gledaj” )sigurtë do të jetë 2:1 vec shikoje lojën.

Kur shënoi Shaqiri isha diku në kufi dukë bërtitur në makinë. Bandic në telefon “jel sam ti reko, jel sam ti reko, veceras da slavis”. A të thash, a të thash, sonte festo.

Kështu do ta mbaj mend. Në çdo takim më thoshte, sirotinju Shpend samo za sirotinju radi. Vec për të varfërit puno, vec për të varfërit.

Më falni që e zgjata por sa herë që ndihmontë shqiptarët në Zagreb më telefononte. Sa herë kam kërkuar ndihmë ka ofruar menjiherë. Dhe krejt në fund më thoshte kur ke nevojë me pushu hajde në Zagreb. Je si në shpinë tënde.

Pusho i qetë miku jonë Bandic. Ja dhe jetën qytetit të Zagrebit. Si çdokund do të lëvdërojnë e kritikojnë por me rëndësi jetën e ke dhënë për qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat