Nesër protestohet në Prishtinë

Aktuale

Nesër protestohet në Prishtinë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Nesër do të protestohet para Kuvendit të Kosovës. Protesta është organizuar nga “Nasa Inicjativa”, lidhur me përfaqësimin e komuniteteve në Kuvend.

Lajmin e ka bërë të ditur aktivisti Rron Gjinovci, i cili ka ftuar qytetarët dhe shoqërinë civile të marrin pjesë.

“Përmes këtij marshi protestues synojmë t’i shprehim pakënaqësitë tona si komunitetet jo-shumicë dhe t’i mbrojmë të drejtat e garantuara me Kushtetuë. Po ashtu, do t’ju bëjmë thirrje institucioneve vendore dhe atyre të huaja të reagojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura për të filluar një proces hetimor në lidhje me dyshimet e ngritura”, thuhet në postimin e Gjinovcit.

Ndryshe, kyetarja e Unionit Socialdemokrate, Duda Balje ka akuzuar Adriana Hoxhiqin nga Partia Komuniteti i Bashkuar se kanë fituar vota duke bashkëpunuar me Listën Serbe.

Balje tha se iniciativa e Hoxhiqt është krijuar nga një plan i Listës Serbe.

“Unë jam shumë e kënaqur me votat, sepse i kam marr me boshnjakët. Jemi tu i prit votat e diasporës. Jemi duke i pritur rezultatet. Nuk e di a jam jashtë Kuvendit. Në këto zgjedhje ka ndodhur diçka e re për neve boshnjakët. Është iniciativa e Adriana Hoxhiq që është formuar me planet e Listës Serbe. Ata kanë fituar shumicën e votave. Ne nuk kemi pasur mundësi me e luftu atë”, ka thënë Balje.

Më tutje, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës tha se Hoxhiq ka marr vota edhe nga qytetet ku nuk jeton asnjë boshnjak por vetëm serbët.

“Nëse është e vërtetë që Adriana Hoxhiq ka marr shumë vota tash me postë nga Serbia ka shans që Adriana të kalojë nga 3 vende dhe ne të jemi jashtë Kuvendit. Ka marr vota prej komunave serbe dhe ku nuk jeton asnjë boshnjak. Kjo ka qenë pjesë e një plani nga Lista Serbe. Ne nuk kemi as fuqi për me luftu kundër Serbisë. Jemi të gatshëm që të bëjmë ankesa edhe në PZAP edhe në institucione tjera. Shteti duhet të na ndihmojë”, ka thënë më tutje ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat