Zyrtari i LDK-së paralajmëron: Ja çka do të na ndodhë nëse kryetari i ri vazhdon me mendësinë e vjetër

Aktuale

Zyrtari i LDK-së paralajmëron: Ja çka do të na ndodhë nëse kryetari i ri vazhdon me mendësinë e vjetër

Më: 1 mars 2021 Në ora: 08:43
LDK

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës Faton Bislimi, ka folur për zgjedhjet e brendshme në këtë parti, që do të mbahen më 14 mars.

Bislimi ka thënë se kryetari i ri i LDK-së duhet ta ketë besimin e plotë për ringritjen e saj dhe të ketë vizion për rrugën që duhet ndjekur për të arritur deri te fitorja, përcjell Bota sot.

Ai në një postim në Facebook, ka veçuar tri atribute kyçe, që sipas tij, duhet t’i ketë lideri i ri i LDK-së.

Sipas tij, çdo përpjekje për të ruajtur mendësinë e vjetër në cilido pozicion prijës të LDK-së është futje në spiralen e rënies.

Postimi i Bislimit:

Lideri i ri i LDK-së është ai që e ka vullnetin dhe përkushtimin t'ia shtrëngojë dorën secilit aktivist e aktiviste duke e shikuar në sy; e nga sytë e tij të rrezatojë shpresën për ringritjen e LDK-së, në zemrën e tij të ketë besimin e plotë për këtë qëllim, dhe në mendjen e tij të ketë të qartë vizionin për rrugën që duhet ndjekur për të sjellë ringritjen dhe fitoren e radhës së LDK-së!

Janë të paktën tri atribute kyçe që ky lider duhet t'i ketë: lojalitetin -- ndaj kauzës sonë politike; durimin -- si vlerën më unikale të urtësisë politike të lënë trashëgimi nga Presidenti Rugova; kurajon -- për t'u ballafaquar me sfidat e mëdha që ka përpara Republika jonë, përtej partisë sonë!

14 Marsi, në mënyrë demokratike dhe fer, duhet të nxjerrë në pah këtë mendësi të re të LDK-së si vlerë për ringritje të LDK-së! Çdo përpjekje për të ruajtur mendësinë e vjetër në cilido pozicion prijës të LDK-së është futje në spiralen e rënies.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat