Shkarkohet sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, i afërm me djalin e Isa Mustafës

Aktuale

Shkarkohet sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, i afërm me djalin e Isa Mustafës

Më: 1 mars 2021 Në ora: 10:51
Shkarkohet sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, i afërm me djalin e Isa Mustafës

Izedin Bytyqi ka qëndruar vetëm pak më shumë se një vit në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës.

I emëruar në këtë pozitë më 20 shkurt të vitit të kaluar, Bytyqi është shkarkuar sot me vendim të ministrit Arban Abrashi.

Burime të medias kanë siguruar vendimin e shkarkimit nga pozita të sekretarit të MI-së, të cilin e ka nënshkruar ministri Abrashi.

Bazuar në vendim, ministri Abrashi ka obliguar Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm që sekretari i shkarkuar të sistemohet në pozitën “drejtor departamenti” në kuadër të Ministrisë së Infrasturkturës.

“Obligohet Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të MI-së, që të bëjë sistemimin e z. Bytyqi në pozitën Drejtor I Departamentit në bazë të Rregullores (QRK) nr. 16/2015 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistemimin e Vendeve të Punës në Ministrinë e Infrastrukturës”, thekson pika 2 e vendimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat