Matematika finale, analisti nga Amerika tregon sa për qind do të ngritet VV me votat e diasporës

Aktuale

Matematika finale, analisti nga Amerika tregon sa për qind do të ngritet VV me votat e diasporës

Nga: M.H Më: 1 mars 2021 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu ka reaguar në lidhje me numërimin e votave me kusht nga KQZ-ja, që po zhvillohen tani.

Baraliu përmes një postimi në facebook, ka dhënë sondazhinë e tij, duke i jepur përparësi VV-së, me 56%, pastaj PDK-së me 20%, LDK-ja me 15% dhe AAK 9 deputete, përcjell “Bota sot”.

Analisti thotë që VV i ka gjasat rreth 15% me u ngrit në 57 deputete, 2% në 58 dhe 82% me mbet në 56 sa i ka tani.

Gjithashtu ai shton që LDK do të mbetet me 15%, AAK do të ulej në 8 nëse VV shkon në 57, dhe PDK në 19 nëse VV merr rreth 80% të votave të diasporës.

Postimi i plotë:

Matematika finale:

VV 56, PDK 20, LDK 15 AAK 9 deputete

VV i ka gjasat rreth 15% me u ngrit në 57 deputete, 2% në 58 dhe 82% me mbet në 56 sa i ka tani (1% me zbritë në 55).

LDK është e fiksuar në 15, AAK do të ulej në 8 nëse VV shkon në 57, dhe PDK në 19 nëse VV merr rreth 80% të votave të diasporës (më pak se 2% shansë për këtë ...)

Pasi të fillojë numërimi i votave të diasporës e dijmë më saktë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat