Detaje të reja për arrestimin e drejtorit të Këshillit Prokurorial, ja për çka dyshohet

Aktuale

Detaje të reja për arrestimin e drejtorit të Këshillit Prokurorial, ja për çka dyshohet

Më: 1 mars 2021 Në ora: 13:25
Lavdim Krasniqi

(E plotësuar 14:10) - Pas raportimeve për arrestimin e drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, në stacionin policor është shoqëruar edhe një tjetër person.

Personat që janë shoqëruar në stacionin policor janë të dyshuar për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona. Të njejtit janë shoqëruar për intervistim, mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Arrestimet e sotme janë vazhdimësi të javës së kaluar ku u arrestuan 21 persona, kryesisht zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.

Aksioni është zhvilluar në disa lokacione të vendit, me ç’rast janë konfiskuar mbi 400 mijë euro, vetura, telefona, kompjuterë etj.

***

Mëngjesin e sotëm është arrestuar Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi.

Nga burime brenda Policisë së Kosovës, merret vesh se Krasniqi është arrestuar nën dyshimin për korrupsion.

“Krasniqi u arrestua sot paradite. Ai dyshohet për vepra korruptive”, thonë burime.

Ai u arrestua nga Drejtorisë për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Ai ishte arrestuar në zyrën e tij.

As nga Policia e Kosovës e as nga Prokuroria ende nuk kanë folur zyrtarisht, pavarësisht përpjekjeve.

Ndryshe, ditë më parë ishin arrestuar edhe shumë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, në lidhje me keqpërdorimin e subvencioneve.

***

Para pak çastesh është arrestuar drejtori i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi.

Burime të medias bëjnë me dije se Krasniqi është arrestuar nga zyrtarë të Drejtorisë për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Drejtori  i Këshillit Prokurorial është arrestuar në zyrën e tij.

Këto arrestime janë si vazhdimësi i atyre të javës së kaluar ku u arrestuan disa zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat