Puna e vaksinave si liberalizimi i vizave

Aktuale

Puna e vaksinave si liberalizimi i vizave

Nga: G.B Më: 1 mars 2021 Në ora: 13:52
Ilustrim

Violeta Haxholli nga KDI ka ironizuar me çështjen e vaksinës, e cila nuk është siguruar ende nga Kosova.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se puna e vaksinës është bërë si liberalizimi i vizave, përcjell Bota sot.

Ajo ka bërë krahasime në mes të dyja çështjeve, duke thënë se ende nuk ka asgjë për asnjërën.

Postimi i saj i plotë:

Kjo puna e vaksinave u ba si liberalizimi i vizave:

1. Shampanjat i kemi qel/Frigoriferët i kemi ble, po hala kurgjo

2. Procedurat i kemi kry/Po dikush tjetër vendos kur

3. Krejt rajoni i ka/Veç na jo

Diqysh gjithë doket që gatiii o me ardhë..... Ja qet muj sigurttt...

Po hala kurgjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat