Franca dënoi me burg ish-presidentin Sarkozy, reagojnë nga Vetëvendosje

Aktuale

Franca dënoi me burg ish-presidentin Sarkozy, reagojnë nga Vetëvendosje

Nga: A.Zh Më: 1 mars 2021 Në ora: 14:49
Lëvizja Vetëvendosje

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është dënuar me tri vjet burg.

Ai është akuzuar për korrupsion dhe shkelje financiare të fushatës.

Lidhur me lajmin ka reaguar Driton Tali nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjell Bota sot.

Tali ka thënë se me “shtet nuk mund të shtyhet”.

“Me "dërzhavë s'un e shtyn". Ish presidentin Sarkozy, gjykata sa e dënoi (para disa çasteve) me tri vite burgim (nga të cilat një vit patjetër ta mbajë) nën akuzat për korrupsion. #KrejtdheDrejt!”, ka shkruar ish-këshilltari politik i Albin Kurtit.

Sarkozy, i cili ishte president nga 2007 në 2012, ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij gjatë gjykimit 10-ditor që u zhvillua vitin e kaluar./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat