Policia po e interveston edhe asistenten e drejtorit të arrestuar në Këshillin Prokurorial

Aktuale

Policia po e interveston edhe asistenten e drejtorit të arrestuar në Këshillin Prokurorial

Më: 1 mars 2021 Në ora: 14:52
Marigona Berisha

Është arrestuar drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi.

Media nga disa burime ka mësuar se drejtoria për krime ekonomike e Policisë po e interviston edhe asistenten e tij.

Bëhet fjalë për Marigona Berishën.

Policia, më herët, tha se ndaj të dy këtyre personave janë ngritur dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona”, thanë nga Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat