Iu dalin shtesat mësimdhënësve, marrin nga 100 euro+

Aktuale

Iu dalin shtesat mësimdhënësve, marrin nga 100 euro+

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Mësimdhënësit e Kosovës këtë muaj kanë marr më shumë para se zakonisht.

Kjo pasi që atyre u kanë dal shtesat prej 100 eurosh, e të cilat ishin shumë të kërkuara nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit  dhe Shkencës.

Mediat kanë kontaktuar me Ymer Ymerin nga SBAShK-u i cili ka konfirmuar këtë lajm.

“ Po ju kanë dal shtesat, ashtu siç ka qenë e planifikuar, në këtë rast për muajin shkurt. Mësimdhënësit kanë marrë nga 100 euro, ashtu siç jemi marrë vesh”, tha Ymeri 

Ndërsa në muajin që lëmë pas qeveria në detyrë ka marrë vendim që për shkak të orëve të shtuara të punës së arsimtarëve gjatë pandemisë, do t’iu bëhen dy pagesa shtesë në page, e cila tashmë ka filluar të ekzekutohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat