Nga këto komuna janë nëntë personat e vdekur me Covid 19

Aktuale

Nga këto komuna janë nëntë personat e vdekur me Covid 19

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Nëntë persona kanë vdekur nga Coronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 467 kanë rezultuar pozitivë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (65, 63 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 51 vjeç), Deçan 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (55 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (89 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë testuar 2.914 persona, derisa janë shëruar 214 pacientë.

Numri total i rasteve pozitive deri tani është 69.697, i të shëruarve 60.063 dhe i të vdekurve është 1.608.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat