BE-Kosovës: Duhen rezultate më të mira sesa ‘progresi i kufizuar’ në luftën ndaj korrupsionit

Aktuale

BE-Kosovës: Duhen rezultate më të mira sesa ‘progresi i kufizuar’ në luftën ndaj korrupsionit

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:59
Aleksandër Lumezi dhe Tomas Szunyog

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Szunyog thotë se me Lumezin visedoi për ndjekjen penale dhe luftën kundër korrupsionit të lartë.

Ai shton se BE pret rezultate më të mira sesa “progresi i kufizuar” në Raportin e ardhshëm të 2021.

“Takim i mirë sot me Kryeprokurorin e Shtetit Aleksandër Lumezi. Shkëmbime të hapura për ndjekjen penale dhe luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. BE pret rezultate më të mira sesa ‘progresi i kufizuar’ për Raportin e ardhshëm të 2021!”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat