Tomë Gashi: Ky është qëllimi i deklaratave të Albin Kurtit për ambasadën në Izrael

Aktuale

Tomë Gashi: Ky është qëllimi i deklaratave të Albin Kurtit për ambasadën në Izrael

Nga: D.RR Më: 1 mars 2021 Në ora: 16:17
Tomë Gashi

Avokati dhe mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi, nuk është bindur nga njoftimi i LVV-së se Albin Kurti i ka thënë ambasadorit të Turqisë në Kosovë, Çağri Sakar se Qeveria e udhëhequr nga ai do ta shqyrtojë vendin ku do të vendoset Ambasada e Kosovës në Izrael.

“Llafe jane keto, Albini eshte Albin dhe mbetet Albin, ambasada jone ne Jerusalem dhe pikë”, ka qenë reagimi i Gashit pas këtij lajmi.

Kurti ka deklaruar se Ambasada e Kosovës në Jerusalem dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit, janë çështje të rëndësishme për vendin. Në një takim me ambasadorin e Turqisë, Çagri Sakar, Kurti gjithashtu ka thënë se vendndodhja e ambasadës është çështje që do të shqyrtohet.

“Rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat