“Albin Kurti në situatë shumë të vështirë për të marrë vendim rreth vendosjes së ambasadës në Jeruzalem”

Aktuale

“Albin Kurti në situatë shumë të vështirë për të marrë vendim rreth vendosjes së ambasadës në Jeruzalem”

Më: 1 mars 2021 Në ora: 16:44
Albin Kurti

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu thotë se Kosova me çështjen e vendosjes së ambasadës në Jeruzalem është pala e vogël mes dy shteteve të fuqishme si Izraeli dhe Turqia.

Prishjen e marrëdhënieve me cilindo nga këto dy shtete, Spahiu thotë se Kosovës do i shkaktohen telashe të mëdha.

“Duhet me qenë në lëkuren e Albin Kurtit për me marrë një vendim kaq të rëndësishëm ku ti je palë e vogël dhe bëhet fjalë për dy shtete të fuqishme ku njëra ka ndikim në botë dhe tjetra ka ndikim rajonal. Natyrisht që prishja e marrëdhënieve në cilindo rast do t’i shkaktojë Kosovës telashe të mëdha.”, deklaroi Spahiu.

Spahiu shpreson në mirëkuptimin e SHBA-së dhe dy palëve (Izraelit dhe Turqisë).

Përndryshe, thotë ai Kosova është në një situatë delikate.

“Nuk e di si do jetë epilogu, por shpresoj që në rradhë të parë amerikanët kanë me pasë mirëkuptim për Kosovën dhe edhe në të dy palët e involvuara shpresoj që kanë mirëkuptim, përndryshe Kosova është në situatë delikate sa i përket marrëdhënieve me këto dy vende“, shtoi ai.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağri Sakar, është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në këtë takim, është diskutuar edhe vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, duke thënë se kjo do të vendoset gjatë ditëve në vazhdim.

“Sa i përket çështjes rreth vendosjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem, Kurti tha se njohja dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit është shumë e rëndësishme për Kosovën, dhe mundësi e mirë për zhvillim, ndërsa rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje.”, thuhej në njoftimin nga Vetëvendsoje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat