Koci flet për punën si avokat mbrojtës, pas presionit publik

Aktuale

Koci flet për punën si avokat mbrojtës, pas presionit publik

Më: 1 mars 2021 Në ora: 16:59
Arianit Koci

Avokati i kompanisë Kelkos nga Austria, Arianit Koci, ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook si duket në lidhje me rastin pasi kjo kompani ka denoncuar dy aktivistë duke iu kërkuar dëmshpërblime tepër të larta, 10 mijë njërit dhe 100 mijë tjetrit.

Koci ka thënë që “nuk e tradhton kurrë as klientin e as profesionin – pavarësisht çmimit personal që mund ta paguajë.”

Ai më tej ka moralizuar me reagimet publike, duke thënë që “shpresoj që kurrë nuk do të keni nevojë për avokat.”

“Avokati që nuk e duron presionin publik, lirisht le ta ndrron profesionin.” – ka thënë Koci.

Statusi i plotë:

Kohëve të fundit, shumë më kanë shkruar - miq e armiq, duke më pyetur se pse si avokat, po i mbrojë individët që kanë kryer vepra të rënda penale.

Natyrisht, nuk kam dilema për rrugën profesionale që po e ndjeki.

Nuk e tradhëtoj kurrë as klientin e as profesionin - pavarësisht çmimit personal që mund ta paguaj.

Por, atyre që nuk e kuptojnë rolin e avokatit, mund t’ju them:

Shpresoj që kurrë nuk do të keni nevojë për avokat.

Sidoqoftë, keni parasysh që jetës nuk i dihet. Është pak më komplekse, dhe më e pa parashikueshme, se që ju duket kur shkruani prej kolltuqeve.

Mund edhe ju të keni nevojë për avokat. E në atë rast do t’a kuptoni rolin e këtij profesioni fisnik.

Maksima që kush e lyp - e gjenë nuk mund të aplikohet çdo herë.

Ta dini - prej përvojës me klienta po ju flas- fati i jetës nuk është gjithmonë në duart tona.

Përndryshe ja çka parasheh Kodi i Etikes Profesionale të Avokatit:

Neni 30

Avokati është i obliguar të marrë mbrojtjen e ofruar të të pandehurit, pavarësisht nga personaliteti i të pandehurit dhe lloji i veprës si dhe të përfaqësojë palën e dëmtuar në çështjet penale.

Neni 31

Avokati nuk duhet t’a refuzojë mbrojtjen në çështjet penale për shkak se mbrojtja është e vështirë, se ekzistojnë prova të pamohueshme mbi veprën e kryer, se pala ka pranuar kryerjen e veprës, për shkak të peshës së veprës dhe reagimet e opiniot publik.

Siç po e shihni, avokati ka obligim t’a mbrojë të pandehurin, pavarësisht personalitetit të pandehurit, dhe llojit të veprës.

Poashtu, avokati nuk duhet t’a refuzojë mbrojtjen për shkak të peshës së veprës apo reagimit të opinionit publik.

P.s.

Avokati që nuk e duron presionin publik, lirisht le ta ndrron profesionin.

Nuk i duhet as klienti, as drejtësisë, as shoqërisë e besa as vetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat